Berisha, thirrje për bashkim te protesta te bashkia

Berisha, thirrje për bashkim te protesta te bashkia

50
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri sot thirrje sindikatave dhe stidentëve të bashkohen  të mos harrojmë se beteja për kryeqytetin është beteja për triumfin vendimtar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Erion Veliaj, çdo minutë që qëndron në bashki poshtëron shtetin, poshtëron zyrtarin, poshtëron qytetin, poshtëron kombin.
E marta po vjen.
Të martën u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të bashkohemi.
Nuk është betejë vetëm kundër një hajduti, jo, jo. Është beteja kundër një regjimi.
Është betejë kundër një narkoregjimi që po shkatërron qenien shqiptare.
Iu bëj thirrje të gjithë intelektualëve, specialistëve të profesioneve të lira, bashkohuni me guximtarët.
Bashkohuni me guximtarët të martën t’i japim përgjigjen që meriton këtij regjimi kriminal.
Të pastrojmë bashkinë nga hajdutët. Të shënojmë kthesën e madhe, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, shpëtimit të shqiptarëve.
U bëj thirrje sindikatave, sindikalistëve, të bashkohemi, të mos harrojmë se beteja për kryeqytetin është beteja për triumfin vendimtar.
Diktaturat, narkoregjimet kanë rënë atëherë kur ka rënë kryeqyteti.
Cilido që e ndjen veten të lënduar nga padrejtësitë, viktimë nga vjedhja, nga arbitrariteti.
Cilido që përballet në mënyrën më të pamerituar ndëshkuese me skamje dhe pamundësi, të bashkohet me ne. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY