FOTO/ Lulzim Basha takon zv/ministrin e Jashtëm të Austrisë: Kjo qeveri është...

FOTO/ Lulzim Basha takon zv/ministrin e Jashtëm të Austrisë: Kjo qeveri është paralizuar nga krimi dhe korrupsioni

70
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka zhvilluar një takim me Zëvendësministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart. Basha është shprehur se qeveria është tërësisht e paralizuar për shkak të situatës së krijuar në vend nga zbulimi i lidhjeve të saj më trafikun ndërkombëtar të drogës. Kreu i opozitës i tha zëvendësministrit të Jashtëm austriak se nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri po kalohet tek trafikimi i heroinës dhe kokainës dhe pastrimi i parave në fusha të caktuara të ekonomisë si ndërtimi dhe projektet PPP. Basha gjithashtu e vendosi theksin tek emigrimi rekord i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, që sipas tij është pasojë e zhgënjimit nga qeverisja, e cila përfaqësohet në çdo nivel me njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar. “Bashkimi Europian nuk mund ta injorojë këtë problematikë, pasi i rrezikohet kredibiliteti. Shembja e lidhjeve të krimit me politikën është urgjencë kombëtare për të ndalur marshimin e krimit të organizuar në qeverisje dhe ekonominë e vendit dhe për të rikthyer legjitimitetin e qeverisjes. Partia Demokratike beson se realizimi i reformës zgjedhore, duke përfshirë sistemin elektronik të votimit, është një nga mënyrat për të dalë nga kriza dhe për të kthyer besimin tek njerëzit”, u shpreh Basha. Kryedemokrati e falenderoi Zv/ministrin e Jashtëm Linhart për mbështetjen e fuqishme të Austrisë dhe, veçanërisht të kryeministrit Kurz, për integrimin europian të Ballkanit. Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, Austria do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian dhe Zv. Ministri i shprehu zotit Basha mbështetjen e plotë të vendit të tij për zbatimin e reformave dhe arritjes së rezultateve konkrete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY