FOTO/ RisiAlbania prezanton projektin zviceran për qendrat e udhëzimit të karrierës, ja...

FOTO/ RisiAlbania prezanton projektin zviceran për qendrat e udhëzimit të karrierës, ja mundësitë e punësimit për të rinjtë shqiptarë

115
0
Shares

Një konferencë mbi udhëzimet për karrierë është zhvilluar nga RisiAlbania tek Qendra Rinore në Tiranë, ku u diskutua mbi bashkëpunimin që po kryhet midis Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Arsimit dhe projektit zviceran për ngritjen e qendrave dhe udhëzuesve për karrierën, nëpërmjet të cilave mund të sigurohet punësimi i të rinjve. Ekspertët kanë propozuar ngritjen për herë të parë të këshillimit për karrierë si një shërbim të rregullt në bashkëpunim me bashkitë dhe universitetet. Sipas tyre udhëzimi për karrierë është thelbësor për një përputhje të mirë midis kërkuesve të punës dhe tregut të punës, por në Shqipëri ende nuk ka specialistë apo profesionistë karriere dhe kjo mund të ndryshojë shpejt sipas RisiAlbania – një projekt i cili po prezanton udhëzimin për karrierë si koncept dhe praktikë. “Specialistët e mirë-trajnuar të karrierës janë lidhja e munguar midis kërkuesve të punës dhe tregut të punës. Gjithashtu, shkollat dhe universitetet duhet të fillojnë ta përfshijnë këshillimin dhe udhëzimin e karrierës në programin e tyre”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf. “Këshilluesit e karrierës përmirësojnë përputhjen e aspiratave të një individi me kërkesat e tregut të punës”, shtoi Ambasadori Graf. Gjatë konferencës foli edhe Zv. Ministri i Arsimit Ervin Demo i cili tha: “Këshillimi për karrierën në unviersitete ka nevojë për konsolidim, pasurim dhe rritje cilësore“. Ndërkohë Zv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku njoftoi se bashkia e tij në bashkëpunim me RisiAlbania do të mobilizojë të gjitha burimet e disponueshme për të ngritur dhe konsoliduar shërbimin e këshillimi për karrierën”.. Eksperti zviceran Ëilli Schëeizer prezantoi shembuj nga Zvicra dhe tregoi se si kantoni i Bernës i siguron këshillim profesional dhe karriere kërkuesve të punës. Edmont Rapti nga Fakulteti i Shkencave Social foli mbi sfidat e këshillimit për karrierë si profesion në Shqipëri. Synimi i këtij projekti është që udhëzimi për karrierë të jepet në të gjitha fazat që nga fillimi i karrierës me të rinj të moshës 15 vjeçare, studentë të universiteteve dhe të rinjvë që kërkojnë punë. RisiAlbania gjithashtu po punon që të prëmirësojë punësimin e të rinjve dhe ka prezantuar modele të reja të përputhjes së kërkesës me ofertën për punë në fushat e agro-përpunimit, turizmit dhe TIK si sektorë më më shumë potencial për punësimin e të rinjve. Ky projekt financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, dhe zbatohet nga konsulenca zvicerane Helvetas Sëiss Intercooperation si dhe OJQ-ja vendase Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY