Protesta te bashkia e Tiranës, Veliaj prej 7 orësh më SPAK

Protesta te bashkia e Tiranës, Veliaj prej 7 orësh më SPAK

119
0
Shares

Ka nisur protesta para bashkisë së Tiranës ndërsa kryetari i saj Erion Veliaj është prej 7 orësh duke dëshmuar në SPAK.

Policia ka rrethuar ndërtesën me forca të shumta. Erion Veliaj ka urdhëruar që mbledhja e këshillit bashkiak, planifikuar më 17.30, do të mbahet ‘online’.

Këshilltarët e opozitës kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa akuzojnë Erion Veliajn si autorin e këtij skenari. Genc Gjokutaj, anëtar i këshillit bashkiak, e konsideroi si shkelje të ligjit zhvillimin e mbledhjeve online në kundërshtim me ligjin.

“Mbledhjet online mbahen në kohë pandemie, shyqyr zotit tani dielli shkëlqen. Por një gjë duhet të kenë parasysh se kjo nuk mbahet me policë, këta janë ordinerë”, tha Gjokutaj, duke shtuar se ai që po merret në pyetje, po jep urdhëra teksa po merret në pyetje në SPAK.

Ndërsa Ilda Zhulali tha se këtu brenda janë ata që kanë vjedhur Tiranën. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY