Sondazhi kombëtar: Sa fiton PS, PD, LSI, PDIU, LIBRA në të gjithë...

Sondazhi kombëtar: Sa fiton PS, PD, LSI, PDIU, LIBRA në të gjithë vendin

245
0
Shares

Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë, Partia Socialiste do të fitonte rreth 45.0 për qind të votave.

Ky është sondazhi i Ora Neës dhe IPR Marketing. Në vend të dytë, renditet Partia Demokratike, e cila merr 37 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13% të votave.

Në vend të katër sipas sondazhit renditet Partia Libra, me 2%, e pas saj vjen Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aktualisht partia e katërt në Kuvendin e Shqipërisë.

Krahasuar me sondazhin e javës së shkuar, atë të 31 majit, Partia Socialiste është rritur me 2%, ndërsa Partia Demokratike është rritur me 1 për qind, e po aq edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, të gjitha partitë kryesore kanë pësuar rritje, pasi atëherë, Partia Socialiste ka fituar 41.4 për qind, Partia Demokratike, 30.6 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 10.5 për qind.

Rritjen më të madhe e ka pësuar Partia Demokratike, duke marrë rreth 7% më shumë vota. Këto janë rezultatit të sondazhit, të cilat janë një fotografim në terren i mbështetjes ndaj partive.

Të pavendosurit, janë 18.6 për qind, ndërsa javën e shkuar 20.6%.

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.

Analistët për sondazhin kombëtar:

Afrim Krasniqi: Në dallim nga java e shkuar kemi rritje të partive të vogla. Sulmi frontal që i kanë bërë LSI-së nuk është reflektuar në sondazh. Nuk është shmangur vota klienteliste. Janë një numër i madh individësh që lëvizin nga një parti në një tjetër politike. Bashkimi i partisë së dytë me partinë e tretë ka më shumë vota se partia e parë. Kur thuhet PDIU nuk do të thotë se nuk ka mandate.

Artur Zheji: Në qoftë se një qytetar ka një buxhet tmerrësisht të ulët do të kalojë nga një parti në një parti tjetër. Jo më larg se sot je në garë me tre parti që bashkëqeverisin. Dy njerëz që kërcënuan me vdekje politike njëri-tjetrin, u mbyllën aty dhe dilnin dot. Nuk duhet të habitemi nga kjo. Kur këta bëjnë marrëveshje dhe pakte, ai që voton herë PD, herë PS dhe herë LSI, janë mëkatar.

Dritan Hila: PD dhe PS janë shpikëse të sistemit klientelist. Kemi arritur në pikën kur një njeri aderon te PS për vetë faktin që do të futet në punë apo do të japë favore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY