Kurrë nuk kishte ndodhur më parë ajo që bëri Leli i Vlorës,...

Kurrë nuk kishte ndodhur më parë ajo që bëri Leli i Vlorës, këshilltarët e LSI i kërkojnë një gjë…

92
0
Shares

Bashkia e Vlorës, i kishte dhënë 2 muaj në përdorim sheshin publik një subjekti politik për qëllime elektorale. Ishte LSI, që bëri publik dokumentin ku përgjigjej kreu i kësaj bashkie.

Por me anë të një reagimi zyrtarë këshilltarët e LSI-së në këtë bashki i kërkojnë kryeministrit Rama dhe zv. kryeministres  që të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë. Nga ana tjeter ata i drejtohemi Kryetarit të Bashkisë të japë menjëherë dorëheqjen.

Reagimi i plote

Deklaratë e Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë Vlorë

Sot më datë 7.06.2017 u njohëm me një përgjigje të dhënë nga kryetari i Bashkisë lidhur me kërkesën për të ushtruar të drejtën që jep ligji për mbajtjen e tubimeve gjatë fushatës elektorale. Në përgjigje të kërkesës së drejtuar zyrtarisht nga dega e LSI-së në Vlorë Kryetari i Bashkisë jep përgjigjen më qesharake dhe absurde dhe të rrezikshme për funksionimin e procesit zgjedhor.

Ai në mënyrë të palogjikshme i jep një subjekti zgjedhor për dy muaj sheshin për përdorim për fushatë elektorale, ndërkohë që fushata ende nuk ishte çelur dhe nga ana tjetër e mban peng këtë shesh, që i përket gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike, për të zhvilluar aktivitetin deri në 30 qershor.

Këshilltarët i drejtohen Kryeministrit të Shqipërisë z. Rama dhe Zv. kryeministres znj. Mandija të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë të një kryebashkiaku që merr peng sheshin dhe të marrin masat.

Ndërkohë i drejtohemi Kryetarit të Bashkisë të japë menjëherë dorëheqjen sepse ka shkelur ligjin duke njohur çeljen e  fushatës përpara afatit ligjor. Pra kryetari i bashkisë ka shpërdoruar detyrën duke shkelur ligjin.

Tubimi do të mbahet në vendin ku është kërkesa dhe është e patolerueshme që ky shesh të vihet në dispozicion të një subjekti për 2 muaj, përfshirë edhe muajin e fushatës.

Ndaj ne e denoncojmë këtë akt të turpshëm.

Artimida Luçaj

Kreshnik Ziaj

Luçiana Koprencka

Bashkim Bega

Gjolek Bushi

Baki Jazaj

Andi Resuli

Me poshte eshte pergjgija e bashkise se Vlores per LSI ku konfirmohet dhenia ne perdorim e sheshit.

4abe0411-9ba4-4e84-a04c-bbb4a78b2779

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY