Pollo në takimin e Unionit Paneuropian në Francë, amendohet deklarata

Pollo në takimin e Unionit Paneuropian në Francë, amendohet deklarata

132
0
Shares

U mbajt në Parlamentin e Francës një kolokium interesant i organizuar nga Paneuropa franceze. Në vijim u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Unionit Paneuropian Ndërkombëtar.
Merrnin pjesë personalitete përfaqësuese nga Franca, Bashkimi Europian si dhe nga shoqatat paneuropiane.

Ish ministri Genc Pollo, i cili është kryetar i Paneuropës Shqipëri në fjalimet e tij ka theksuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si dhe ka amenduar një pjesë të deklaratës së Kolkiumit.

“Qëndrimin e qartë pro Ukraninës në Shqipëri të mbështetur nga të tëra forcat politike, samitin me pjesëmarrjen e Presidentit Zelenski dhe përpjekjet e disa vendeve të rajonit tonë për të shtuar përkrahjen me armatime (edhe pse është një proces afatgjatë).
Zgjerimin e BE në Ballkan, Europë Lindore e Kaukaz. Ky proces është strategjik për Europën e duhet çuar përpara. Por pa shkeljen e standarteve. Parakusht kryesor sipas traktateve mbeten Kriteret e Kopenhagenit (shteti ligjor, demokracia, të drejtat e njeriut). Nuk ka progres europian kur burgoset me akuza qesharake lideri i opozitës dhe shtohet numri i të burgosurve politikë. Heshtja e Brukselit nuk ndihmon as BE e as shtetet kandidate.
Me propozimin tim si kryetar i Paneuropës Shqipëri u miratua një amendim i deklaratës së Asamblesë së Përgjithshme Paneuropiane ku dënohej kërcënimi me dhunë ushtarake i Serbisë së Vuçiçit ndaj Kosovës dhe i bëhej apel BE që të mbante qendrim të qartë e principial në keto raste”, thuhet në një postim të Pollos. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY