EMRAT/Vodhën banesën e kosovares në Shëngjin, kapen në flagrancë 4 hajdutët

Ndaje

Goditet një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë. Në pranga kanë rënë katër persona. Arrestimi në flagrancë i tyre u bë ndërsa po tentonin të largoheshin nga banesa e një shtetaseje kosovare në Shëngjin ku kishin kryer vjedhje.

“Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”, në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, këtyre personave iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin;
– Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë;
– Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë;
– Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë;

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë e më gjerë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre.

Gjithashtu, shtetasit Anton Frroku, në biznesin e tij, një lokal nate në Ishull, Shëngjin, nga punonjës të OSHEE-së iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”,-informon policia.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje