VIDEO/’Shtëpitë tona janë me gjak’, banorët e Astirit tentojnë të hapin derën...

VIDEO/’Shtëpitë tona janë me gjak’, banorët e Astirit tentojnë të hapin derën e Bashkisë

66
0
Shares

Edhe ditën e sotme banorët e Astirit kanë vijuar me protesta para Bashkisë, për të kërkuar takimin me Erion Veliajn, por situata ka agravuar.

Banorët  kanë tentuar me dhunë që të hyjnë në ambientet e bashkisë. Ata janë përplasur me policinë para bashkisë dhe kanë kërkuar që të hapet dera për të hyrë brenda.

Ata i janë drejtuar hyrjes së Bashkisë me thirrjet: “Duam shtëpitë tona”, “Shtëpitë tona janë me gjak”.

Pak orë më parë, ata bënë publike dhe peticionin dërguar krerëve më të lartë të shtetit, ku i kërkojnë të dëmshpërblehen me vlerën e tregut, ndërkohë që nga Bashkia dhe qeveria nuk ka asnjë zgjidhje.

Banorët nuk dorëzohen ende, pasi  kanë njoftuar se nesër do të jenë sërish para bashkisë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe se do ta përshkallëzojnë protestën në rast të një mospërgjigje.

LIVE – Protesta e banorëve te Unazës së Re, përpara Bashkisë së Tiranës

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 13 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY