Flet njëri prej ‘Avdylajve’ në gjyq: Rroftë Dako, me atë i qaj...

Flet njëri prej ‘Avdylajve’ në gjyq: Rroftë Dako, me atë i qaj hallet

82
0
Shares

Astrit Avdyli një prej të arrestuarëve të grupit ‘Avdylaj’ ka folur gjatë seancës gjyqësore të ditës së sotme.

Kujtojmë se në gjykatën e krimeve të rënda po mbahet seanca e radhës për personat e arrestuar si pjesë e grupit Volvo 4, mes tyre dhe dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Astrit Avdyli mësohet se ka thërritur në seancë: Rroftë Vangjush Dako. Rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet. Ndokat i ka miq, i kam njohur në burg”, tha ai.!

Avdyli është cilësuar nga ana e policisë si koka e grupit të Avdylajve, të cilët akuzohen për disa vepra penale.

Disa ditë më parë u publikua një transkripit i bisedës së Vangjush Dakos me një prej anëtarëve të bandës Avdyli, në të cilën Vangjush Dako komunikon me anëtarët e bandës për të marrë votat dhe se ai është pjesë e përgjimeve në dosjen 339, gjë të cilën kryebashkiaku e ka mohuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY