Protestuesit revoltohen, deputeti: Sot kishte vezë, qytetarët nuk dihet çfarë sjellin nesër

Protestuesit revoltohen, deputeti: Sot kishte vezë, qytetarët nuk dihet çfarë sjellin nesër

175
0
Shares

Banorët e Astirit zhvendosën protestën e tyre në ambjentet e  Bashkisë, nga ku i bënë thirrje Erion  Veliajt të zhvillojë një takim ku të merren parasysh të drejtat e tyre.

Situata është përshkallëuzuar, sa disa prej tyre filluan të gjuanin me vezë në derën kryesore të hyrjes në Bashki, në momentin që dyert u mbyllën dhe Veliaj nuk doli.

Disa prej protestuesve mbanin në dorë pankarta ku shkruanin: “Shqiponjën e hoqe ne nuk na heq dot”, “Lali Eri ky je fshehur?”, “Shtëpitë tona do ti mbrojmë me duart tanë”, “Dy duar për një kokë” si dhe “S’kemi frikë nga presioni i qeverisë””.

Qytetarët shprehen të indinjuar pasi shtëpitë e tyre i kanë me legalizim.

”Kemi të drejta themelore. Familja, shtëpia. Ai thotë dilni në rrugë. Dhe tallet për duke na thënë që do të na japë qera për një 1 vit. 1 vit me qera, këto shkërdhata mbajnë dashnoret. Aty vetëm dy korsi do të ndërtohen. I pari që do të më prishë shtëpinë mua, do të jetë në gjak me mua. I kam me legalizim me të gjitha.”- u shpreh i indinjuar një qytetar.

Nga ana tjetër dhe deputetët e opozitës ishin prezentë në protestë, ku vazhdojnë të mbështetin qytetarët.

Deputeti Klevis Balliu i ka bërë thirrje qeverisë se situata mund të përshkallëzohet nëse nuk dëgjon kërkesën vetme të banorëve, dëmshpërblimin e banesave me vlerën e tregut.

Qeveria të hapë veshët mirë. Sot kishte vezë, qytetarët nuk dihet çfarë sjellin nesër dhe pasnesër, por të kompensohen cen më cen për pronat e tyre. Situata mund të përshkallëzohet. Ky popull që paguan për karriget e tyre, sot meriton të marrë përgjigje pse ky shtet u shkatërron shtëpitë, ” u shpreh ai.

LIVE – Protesta e banorëve te Unazës së Re, përpara Bashkisë së Tiranës

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 12 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY