Gjyqtari del përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, probleme me pasurinë

Gjyqtari del përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, probleme me pasurinë

59
0
Shares

Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë ka nisur. Edhe pse gjyqtari është konfirmuar më herët, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK.

Më 7 qershor gjyqtari i Gjykatës së Lartë  u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por Komisionieri Publik e ankimoi me pretendimin se hetimi ndaj gjyqtarit nuk ka qenë i thelluar. Ankimimi u bë më 12 korrik 2018.

Florian Ballhysa si përfaqësues i Komisionerit Publik u shpreh para gjyqtarëve se në lidhje me kriterin e pasurisë mbështetur në prova dhe fakte të mbledhura çmojmë se hetimi nuk është i plotë. 

”Nevoja për hetim të mëtejshëm në rastin e subjektit të rivlerësimit lidhet me pasurinë e paluejtshme në emër të tij dhe të personave të tjerë të lidhur me të dhe të likuiditeteve ” mësohet të jetë shprehur ai.

Një pjesë e ankimimit të Komisionerit Publik: 

Paraqesim shkaqet e ankimit, nevoja për hetim të metejshëm në rastin e subjektiti lidhjet me pasuritë e paluejtshëm në emër të tij dhe të presonave të tjerë të lidhur me të dhe të likujditeteve.Kullotë 1000metra katrorë. Burimi i krijimit të kësaj pasurisë i parashtuar nga paga ndërvitet është nën çmimet e referencës të viteve 2014. Rezulton se shitësi e ka regjistruar këtë pronë në emër në vitin 2015 një muaj para se të ja shiste subjekti.

Siperfaqe në emër të subjekti ndodhet disa metra larg detit Adriatik dhe ndodhet në një zonë  strategjike për turizmin kjo pronë ndodhet në Kavajë.

Kolegji duhet të hetojë mbi këtë pasuri duke administruar dokumentacionin nga zyra e regjistrimit të pronave në Kavajë si ka kaluar pronësia nga shteti në pronësi private deri sa kjo pronë ka arritur në emër te subjektit të rivlersimit.

Pasi ishte një periudhë shumë e shkurtër e ndryshimit të pronave vetëm një muaj. Ka burim të fshehjes së pasurisë dhe krijimit të të ardhurave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY