VIDEO/Basha: Edhe pse dha dorëheqjen, Xhafaj duhet të hetohet

VIDEO/Basha: Edhe pse dha dorëheqjen, Xhafaj duhet të hetohet

67
0
Shares

Në takimin dhe bashkëbisedimin e radhës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike është ndalur sërish tek qëndrimet e tij ndaj socialistëve dhe deputetëve të cilët janë të përfshirë në organizata kriminale.

Nga selia blu tha se Vangjush Dako duhet të arrestohet dhe se arrestimi i Dakos bashkë me Rroshin, Dajën dhe prokurorin Arjan Ndoji është një hap i paevitueshëm pa të cilin kolapsi total i Prokurorisë dhe kapja e saj nga krimi jo thjesht nga politika, faktohet tashmë.

As Vangjush Dako, as Elvis Rroshi, as gent Daja dhe as eksponentë të tjerë të dosjes 339 nuk mund të hetohen në liri. Prokuroria ka shumë prova për bashkëpunimin e vangjush Dakos me krimin janë vetëm maja e ajsbergut dhe janë bërë aq për ta zbehur rolin e tij dhe mbajtur nën kontroll. Në këtë kuptim, Vangjush Dako është një kriminel i mirëfilltë që ka bashkëpunuar me krimin për pushtet dhe para,’‘ u shpreh lideri opozitar.

Nga ana tjetër Basha u shpreh se Xhafaj duhet të hetohet dhe nuk duhet ti shpëtojë përgjegjësisë penale.

‘Xhafaj edhe pse dha dorëheqje, duhet të hetohet. Madje edhe Ardi Veliu. PD dhe opozitës i ka ngelur në çark Ardi Veliu. Vangjush Dako duhet të arrestohet. Përgjimet që janë bërë publike, janë vetëm maja e Ajsbergut, me qëllim që të mbahet në kontroll situata”, u shpreh ai.

LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 30 octobre 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY