Skandale të tjera të qeverisë, Basha nxjerr emrat: Dosja e Dibrës, të...

Skandale të tjera të qeverisë, Basha nxjerr emrat: Dosja e Dibrës, të përfshirë 2 ministra dhe 4 deputetë

456
0
Shares

Kryedemorkati Lulzim Basha sikurse u njoftua se kishte paralajmëruar për skandale të reja, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ka folur konkretisht duke përmendur dhe emra.

Ai ka paralajmëruar se  Partia Demokratike do të publikojë së shpejti dosjen e Dibrës me skandalin e radhës, ku janë të përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri si dhe katër deputetë të PS-së.

Dosja e hetimore e Dibrës ku janë interceptuar në mënyrë ligjore, janë krijuar prova dhe fakte ligjore të përfshirjes së Saimir Tahirit asokohe ministër, Damian Gjknuri dhe të paktën katër deputetëve të tjerë të PS-së në transaksione me banda të krimit të organizuar, me figura të krimit të orgarnizuar si Ymer Lala, për të ushtruar presion, për të blerë vota dhe për të kërcënuar banorët e Dibrës”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër, Basha u pyet dhe për veprimin e fundit të Saimir Tahirit i cili dorëzoi në Prokurori, sipas tij, prova deçizive.

Ai i kujtoi se mazhorancës se  duhet ta harrojë faktin nëse mund ta dënojnë Tahirin për krime të lehta, në një kohë kur sipas tij implikohet në trafik droge.

“Tahiri duhet të hetohet në thellësi dhe ta heqin nga mendja që të hetohet për vepra të lehta. Pasi duhet të hetohet për trafik droge. Ai ka qenë eksponent për trafikun e drogës dhe këtë nuk e mbulon dot askush”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY