Flet babai i Kacifasit: U frymëzua nga ushtarët grekë, i pandarë nga...

Flet babai i Kacifasit: U frymëzua nga ushtarët grekë, i pandarë nga flamuri…

278
0
Shares

Babai i Kostandinos ka rrëfyer për mediat greke detaje mbi djalin e tij si dhe nga ku erdhi frymëzimi për të qenë një ekstremist i zjarrtë.

Sipas tij, Konstandinos, u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë në Epir.

”U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek” ka thënë ai.

Jani Kaçifa, dy ditë pas vrasjes së djalit të tij gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, ka dalë në një prononcim për median greke ‘Protothema’. Ai pohon se 35-vjeçari donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin.

“Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin”, tha babai.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi ditën e dielë kur Kostandinas Kacifa nisi të qëllonte me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Pas kësaj nisi aksioni i policisë për ta kapur të riun, i cili duke qenë se nuk pushonte së gjuajturi me armë ndaj bluve, këta të fundit e qëlluan me armë në kraharor për të ndaluar sulmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY