VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit te tuneli i Elbasanit, makina bie në...

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit te tuneli i Elbasanit, makina bie në greminë vdes bashkëshortja plagoset bashkëshorti

180
0
Shares

Nuk janë përcaktuar ende shkaqet e aksidentit fatal tek tuneli i Elbasanit, por pamjet tregojnë përmasat e tij, ku një grua 55 vjeçe humbi jetën. Në pamje shihet makina që pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në greminë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20, në rrugën Tiranë-Elbasan.

“Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë, 2 shtetas (burrë e grua) duke udhëtuar me mjetin e tyre, me targë AA544KO me drejtues I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e drejtuesit të mjetit”, tha policia. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY