EMRI/ Kërcënoi me armë biznesmenin, arrestohet 32-vjeçari i rrezikshëm

EMRI/ Kërcënoi me armë biznesmenin, arrestohet 32-vjeçari i rrezikshëm

142
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “armëmbajtja pa leje”.

Sipas uniformave blu është bërë i mundur arrestimi i Feruzan Shehut, 32 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”.

Ndër të tjera bëhet me dije se ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit F. Sh., 32 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY