“Turp për ata që shtrembëruan të vërtetën”, Pampuri falenderon votuesit ePD: Votat...

“Turp për ata që shtrembëruan të vërtetën”, Pampuri falenderon votuesit ePD: Votat kundër numëroheshin me gishtat e dorës

77
0
Shares

Ish deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri nepermjet nje postimi te fundit, ka falenderuar  të gjithë anëtarët e degës 11 të PD, për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Ajo ka sqaruar në shënimin e saj edhe disa njoftime në media sipas të cilave ish deputeteja nuk ka patur një përkrahje të madhe por ka patur shumë vota kontestuese.

“E gjithe farsa e një informacioni të rremë është thjesht në interes të njerëzve të vegjël e të pashpresë. Votat kontestuese ndaj meje në degën 11, numëroheshin me gishtat e dorës”, shkruan Pampuri.

“Mbeshtetja nga anëtarët e Degës 11, Laprake ishte e jashtzakonshme, dhe për këtë jam mirënjohese dhe falenderuese ndaj çdo anëtari që më mirëpriti e mbështeti. E gjithe farsa e një informacioni të rremë është thjesht në interes të njerëzve të vegjël e të pashpresë. Votat kontestuese ndaj meje në degën 11, numëroheshin me gishtat e dorës. Turp dhe mjerim per ata që shtrëmbëruan një të vertetë të tillë.

Të shtrembërosh një të vertetë nuk është gjë tjetër veçse pjesë e kopmlekseve të mëdha të mbartura nga fëmijeria, ku kurrë nuk je mësuar t’ia dalësh pa baltosur të tjerët. Kjo ndihmon vetëm ata, që janë mësuar të buzeqeshin e gëzojnë me irrealen, për t’i mbijetuar boshllëkut, dhimbjes, poshtërimit, përdorimit, vuajtjes, amoralitetit, dhe vetmisë. Dielli nuk mbulohet me shoshë”,-shkruan ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY