IRONIA/Infektimi i Trump me Covid, Rusia bën veprimin e papritur

IRONIA/Infektimi i Trump me Covid, Rusia bën veprimin e papritur

78
0
Shares

Pas infektimit me Covid-19 të Presidentit amerikan Donald trump dhe Zonjës së Parë Melania, ka ardhur edhe reagimi nga Rusia.

Instituti Kërkimor Rus Gamaleya, i cili krijoi vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë presidentin amerikan, vaksinën ruse.

“Nëse qeveria amerikane i drejtohet zyrtarisht autoriteteve ruse, ne do t’i ndihmojmë”, tha Shefi i Qendrës Gamaleya Alexander Gintsburg.

Ndërkohë mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti dhe Zonja e Parë ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore duke shtuar se ai priste që Trump të vazhdonte detyrat e tij si president.

Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë njoftoi anulimin e fushatës së tij në Florida menjëherë pas lajmit.

Dyshohet, sipas mediave, se presidenti e mori infektimin nga keshilltarja e tij, e cila thuhet se eshte gjendje me te keqe.

“Hope Hicks, që ka punuar fort pa bërë fare pushim ka rezultuar pozitive me Covid-19. E tmerrshme!’, ka komentuar Trump në Twitter pas lajmit të testimit që ka rezultuar pozitive me koronavirus.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY