VIDEO/Basha viziton një fasoneri në Vorë: Plani i Rimëkëmbjes anti-COVID nuk është...

VIDEO/Basha viziton një fasoneri në Vorë: Plani i Rimëkëmbjes anti-COVID nuk është programi ynë elektoral

220
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha theksoi edhe njëherë sot se Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia, i prezantuar dje, nuk është programi elektoral i PD-së, por plani për këto gjashtë muaj, një thirrje, një kërkesë që i drejtohet qeverisë në ikje për të marrë masa dhe mbështetur qytetarët.

Nga një biznes fason në Vorë, ku ai kreu një vizitë, Basha tha: “Kam ardhur sot në një ndërmarrje fason, në aksin Tiranës Durrës, që funksion prej 15 vitesh e që tani ndodhet nën presionin e krizës.

Këtë javë ne kemi shpallur Planin e Rimëkëmbjes së Ekonomisë, ku pika kryesore është ai i fuqizimit të ndërmarrjeve. Drejtim tjetër I rëndësishëm është rimarrja në punë e atyre që janë larguar për shkak të krizës. Këto janë dy pikat më kryesore.

Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral, siç janë përpjekur ta tregojnë disa. Është plani për këto gjashtë muaj, sepse duam apo nuk duam ne, drejtimin e ka një njeri që në vend të marrë masa, bën sharlatanin dhe palaçon nëpër ekrane.

Sado të merret me opozitën me një gjuhë palaçoje, xhepat e shqiptarëve janë boshatisur dhe sipërmarrja shqiptare po vuan dhe është në kufijtë e ekzistencës.

Plani ynë i Rimëkëmbjes anti-Covid  nuk është programi ynë elektoral, por kërkesa që i shtrohet këto gjashtë muaj qeverisë në ikje për të marrë masa për mijëra të papunët dhe biznesin. Ne kemi propozuar një çek prej 1000 eurosh për biznesin e vogël.”,- u shpreh Basha.

#LIVE – Komunikim me median pas takimit në një biznes fason në Vorë

#LIVE – Komunikim me median pas takimit në një biznes fason në Vorë

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 30 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY