Lleshaj sqaron procedurën e re: Aplikoni për pasaportë pa formular policie, lini...

Lleshaj sqaron procedurën e re: Aplikoni për pasaportë pa formular policie, lini orar online

77
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar nga nesër aplikimi për pasaportë mund të bëhet me procedurë të thjeshtuar pa pasur nevojë për formular.

Ai tha se ata duhet të paraqiten pranë zyrave të aplikimit duke kursyer kohë, ndërsa më parë duhet të caktojnë një orar online në mënyrë që të shmanget radhët në sportele.

“Në ndryshim nga praktika e deritanishme, tashmë për ri-aplikimin janë hequr detyrimet për t’u paraqitur pranë policisë, për të bërë aplikim dhe për të plotësuar formularë pranë Policisë së Shtetit.

Duke filluar nga nesër, qytetarët që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë sportelit përkatës të aplikimeve, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online’, shprehet Lleshaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY