Nisja e shkollës/Manastirliu tregon shembullin e saj me dy vajzat: Të ruajmë...

Nisja e shkollës/Manastirliu tregon shembullin e saj me dy vajzat: Të ruajmë shëndetin e tyre

78
0
Shares

Në ditën e parë të shkollës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zgjedhur të jape nje mesazh, por e veshur edhe më përgjegjësinë si nënë e dy vajzave.

Ajo ka nxjerrë një foto me vajzat e saj, duke e përshkruar si një emocion dhe përgjegjësi të çdo prindi për të bërë gjithçka që ka në dorë që të mos cenohet shëndeti i fëmijëve.

Ajo bën thirrje që të gjithë të japin kontributin e tyre, duke ruajtur masat e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore për parandalimin e Covid-19.

“Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cenojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit! Jep edhe ti kontributin tënd për shkolla të sigurta. Bëhu super hero, mbaj maskën çdo ditë. Ruaj distancën. Kujdesu për higjienën”, shkruan ministrja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY