FOTO/Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin e tmerrshëm, njëra nga të mbijetuarat...

FOTO/Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin e tmerrshëm, njëra nga të mbijetuarat e bija e gazetarit të njohur

606
0
Shares

Aksidenti i tmerrshem mbremjen e djeshme la te plagosur 2 vajza si dhe mori jeten e 2 te tjerave ne Elbasan.

Të plagosurat është identifikuara si Denisa Dibra, 25 vjeç e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip volksëagen dhe Nervida Garuja, 24 vjeç. Ndërsa Lusinda Garuja dhe Zheneta Qallia, banuese në Shkodër janë dy viktimat, të cilat ishin pasagjere në sediljen e pasme dhe kanë marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja duke ndërruar jetë sapo mbërritën në spital për shkak të plagëve të rënda. Nervida Garuja, 24 vjeç dhe Lusinda Garuja, 19 vjeç ishin motra.

Ndersa, Denisa ndodhet në spitalin e Traumës pas ngjarjes së rëndë, ku po luftojnë me vdekjen, ndërkohë që mësohet se Denisa, është vajza e Edmond Dibrës, gazetarit dhe komentatorit të RTSH-së nga Shkodra.

Denisa, sapo ishte fejuar, më datë 22 gusht dhe kishte zyrtarizuar lidhjen me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Në një koment, spikasin edhe fjalët e të atit. “Jeta e babait,”– shkruan Edmond Dibra krah fotos së vajzës së tij që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Denisa Dibra

58-vjeçari Behar Pema, është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin që përplasi automjetin ku udhëtonin vajzat.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY