OBSH paralajmëron: Nuk ka vaksinim masiv të popullsisë botërore deri në mes...

OBSH paralajmëron: Nuk ka vaksinim masiv të popullsisë botërore deri në mes të vitit

53
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të Premten nuk ka gjasa që të ketë vaksinim masiv kundër koronavirusit para mesit të vitit të ardhshëm.

Margaret Harris, një zëdhënëse për OBSH, iu përgjigj pyetjeve në një konferencë në Gjenevë në lidhje me vaksinen kunder virusit.

“Sa i përket afateve kohore reale, ne me të vërtetë nuk po presim të shohim vaksinim të përhapur deri në mes të vitit të ardhshëm,” tha Harris.

Ajo tha se ka një numër të konsiderueshëm të kandidatëve tani që kanë hyrë në fazat e treta të vaksinave, ku OBSH di të paktën gjashtë deri në nëntë që kanë bërë një rrugë të gjatë me hulumtimet tashmë.

Harris tha se bota po sheh shumë vaksina të ndryshme dhe ka nevojë të krahasohen ato “kokë më kokë” për të parë se cila ofron “mbrojtjen më të mirë dhe nivelet më të mëdha të sigurisë” gjithashtu.

Ndërkohë disa kompani farmaceutike globale janë deklaruar se pavarësisht na nevoja e ngutshme për vaksinën, kryesorja është efektshmëria e saj, pasi nxitimi nuk do të ofrojë sigurinë e nevojshme

Drejtuesit e kompanive farmaceutike u shprehën gjithashtu se vaksinat janë politizuar dhe se po bëhet presion për të krijuar një vaksinë sa më shpejtë, por ata theksuan se duhet të respektohen standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes… Guido Forni, profesor i imunologjisë në Universitetin e Torinos dhe anëtar i ‘Lincei’, e bashkë me të edhe studiues të tjerë, janë të mendimit se një vaksinë jo 100 % e sigurt është më mirë se të infektohemi me Covid-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY