Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit mund të jetë i gjithi i filmuar, detajet:...

Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit mund të jetë i gjithi i filmuar, detajet: Viktima survejohej

132
0
Shares

Të tjera detaje mësohen nga sulmi që la të vdekur në vend Emiljano Ramazanin 39-vjeç pasditen e djeshme në Elbasan.

Ramazani frekuentonte çdo ditë një palestër në lagjen Beqir Dardha, ndersa një person e ka survejuar viktimën deri në afërsi të vendit ku e priste mjeti me autorin.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur kërkimet për gjetjen e pistolestës me të cilën u ekzekutua 39 vjeçari, ndërsa autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Durrësit.

Sipas të dhënave mjeti tip volsvagen ka bërë dhjetëra xhiro përreth zonës. Burimet thonë se një kamerë pranë vendit të ngjarjes ka fiksuar të gjitha lëvizjet e autorëve para atentatit dhe pas kryerjes së tij. Ata dyshohet se jane dy persona.

Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar dekoder kamerash sigurie nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” ose siç njihet ndryshe zona e Tabakanes deri në vendin ku u ekzekutua 39 vjeçari.

Sipas policisë autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, ku në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe ka shuar flakët, grupi hetimor gjatë kontrollit  ka gjetur dy armë zjarri  kallashnikov të djegura.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY