“Borxhi është rritur”, Tabaku: Çdo shqiptar paguan 4492 euro nga xhepi i...

“Borxhi është rritur”, Tabaku: Çdo shqiptar paguan 4492 euro nga xhepi i tij

43
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se tashmë pas 7 vitesh keqpërdorim të parave të taksave borxhi për çdo shqiptar është rritur në 4492 euro.

Ndër të tjera Tabaku përmes një postimi në Facebook, shkruan se në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të.

“Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.”– shkruan Tabaku.

“Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP”,-thuhet ne reagimin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY