I vodhi ”Range Rover”-in pushuesit nga Tirana, policia kap autorin

I vodhi ”Range Rover”-in pushuesit nga Tirana, policia kap autorin

236
0
Shares

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi rezulton të jetë autori i vjedhjes së një makine luksoze në Velipojë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë zbardhur dhe dokumentuar vjedhjen e një mjeti luksoz në plazhin e Velipojës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY