“Rrahmani”, trafikant droge, u arrestua ne 2012 dhe 2017

“Rrahmani”, trafikant droge, u arrestua ne 2012 dhe 2017

266
0
Shares

Emiljano Ramazani ose Rrahmani sic njihej tek lagja e tij u godit me 5 plumba nga atentatore ne levizje me makine.

Vrasja eshte kryer ne nje zone te populluar te kryqezimi qe lidh Elbasanin me autostraden Elbasan Tirane.

Policia dha informacionin zyrtar për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  “Rrethrrotullimi i luleve”. Rrethanat e vrasjes së 39 vjeçarit janë ende të paqarta.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” deklaron policia.

Viktima e atentatit sot në Elbasan është një emër i njohur për drejtësinë. Emiljano Ramazani i njohur me nofkën “Rramani” me banim në lagjen “Sul Paprri” ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar. Ai është arrestuar ne 2012 së bashku me 5 persona të tjerë për drogë. Pesë vite më pas ne 2017 ai është kapur sërish së bashku me një tjetër person, pasi iu gjet kokainë në makinë. Asokohe iu gjetën 10 doza kokainë, 50.000 lekë dhe 14 aparate celularësh./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY