E FUNDIT/Procedohet 22-vjeçari me COVID-19, theu karantinën për të shkuar te prindërit

E FUNDIT/Procedohet 22-vjeçari me COVID-19, theu karantinën për të shkuar te prindërit

71
0
Shares

Policia e Fierit ka procedurat penalisht një shtetas 22-vjeçar nga Lushnja, i cili figuronte në listën e personave të prekur nga COVID-19 dhe për të cilët ishte rekomanduar karantinimi në banesë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit shtetasi M.H nga Lushnja nuk është gjendur në banesë, ndërkohë që ai kishte shkuar në fshatin Kashtëbardhë te prindërit. Policia mësohet se pasi ka marrë kontakt me familjarët e 22 vjeçarit ka vendosur t’i izolojë të gjithë ata, duke u urdhëruar të mos dalin nga banesa.

Mbi bazën e listave të përditësuara që disponon Policia e qarkut Fier, për personat e prekur nga COVID-19 dhe ata që janë kontakte të personave të prekur, janë zhvilluar kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen M. H., 22 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.

Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa”, thekson Policia e Fierit.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY