Arrestimi i Agim Kajmakut, policia jep detajet

Arrestimi i Agim Kajmakut, policia jep detajet

101
0
Shares

Policia ka dale me deklaraten zyrtare, pas arrestimit te Agim Kajmakut, i cili u tha se ishte ne spital per momentin.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë theksojnë se ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ish-kryebashkiaku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”,-sqaron policia.

Kajmaku kishte me shume se 9 muaj ne arrati, ndersa Prokuroria dhe Gjykatat kishin vazhduar procesin gjyqesor dhe pse ne mungese.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY