Emrat dhe akuzat/SPAK dërgon në gjykim dosjen për grabitjen e Rinasit

Emrat dhe akuzat/SPAK dërgon në gjykim dosjen për grabitjen e Rinasit

56
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake per ngjarjen që bën fjalë për vjedhjen me armë të shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, të ndodhur në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, Tiranë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë marrë të pandehur personat e mëposhtëm:

Klement Çala, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, ‘falsifikimi i dokumenteve’ me shumë se një herë, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, ‘falsifikimi i dokumenteve’, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.

Oltjan Veseli, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta’, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 279/1 të Kodit Penal.

Renaldo Sula, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Saimir Çela, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Elton Pikli, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Talo Çela, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Alkond Bengasi, i akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY