Thirrja e PD-së: Kompania e pastrimit në Tiranë pastron paratë e Ndraghetës,...

Thirrja e PD-së: Kompania e pastrimit në Tiranë pastron paratë e Ndraghetës, SPAK të hetojë

69
0
Shares

Prej shtatë ditësh PD ka denoncuar aferën e radhës së Bashkisë Tiranë, ku sipas tyre duket se është implikuar në pastrimin e parave të pista të mafies italiane.

Sipas Ina Zhupës, zedheneses se PD, kjo vjen nga indiciet e një hetimi që ka nisur prokuroria italiane, e cila ka akuzuar për pastrim parash të pista pikërisht ortakun e Erion Veliajt, Flavoi Tosi me të cilin ai bëri një marrëveshje bashkëpunimi në emër të Bashkisë Tiranë, duke ndërtuar kompaninë e përbashkët midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGS M Holding për pastrimin e plehrave në Tiranë e quajtur “Eco Tirana”.

Zhupa thote se një nga aksionerët e kësaj kompanie “Eco Tirana” sot është në hetim, ashtu siç edhe Flavio Tosi, ish kryebashkiaku i Veronës sot është nën hetim për pastrim parash.

Eco Tirana” është një kompani e cila ka hyrë në vitin 2016 në sajë të marrëveshjes që nënshkroi Erion Veliaj bashkë me Flavio Tosin këtu në Bashkinë e Tiranës. Kjo marrëveshje hyri në fuqi dhe ECO Tirana ka marrë sot rreth 4 milionë Euro nga Bashkia e Tiranës me premtimin se do të bënte ndarjen në burim të mbeturinave, se do të bënte diferencimin e tyre, se do të bënte Tiranën si Veronën, qytetin më të pastër sipas Veliaj”,-shprehet zedhenesja e PD.

“Sot ne nuk kemi një Tiranë më të pastër, sot kemi një ECO Tirana tepër të fuqishme e cila merr për 1 ton mbetje urbane, 35 Euro dhe më shumë për mbetje të tjera, merr për çdo kamion nga 90 mijë lek deri në 125 mijë lek, askush nuk mund të çojë dheun e vetë, nga një objekt në një objekt tjetër pa ia shitur më parë ECO Tiranës dhe pa u detyruar ta blejë po te ECO Tirana dheun e tij”,-shprehet ajo.

SPAK-u ka detyrimin që t’u tregojë shqiptarëve se hetimet e prokurorisë italiane vlejnë edhe për Shqipërinë, cila është lidhja me Shqipërinë.

PJESE NGA DEKLARATA

Kemi një rast tjetër ku hetoheshin paratë e drogës. Nisi prokuroria italiane hetimin që më pas do të vazhdonte prokuroria shqiptare për Sajmir Tahirin dhe për Edi Ramën.

Në këtë rast nuk kemi paratë e një klani droge, por kemi paratë e pista të mafias italiane dhe përsëri hetimi ka nisur nga prokuroria italiane dhe është detyrim që të vazhdojë nga SPAK, i cili ka tagrin e vetëm për të hetuar institucionet shqiptare, zyrtarët e lartë shqiptarë siç janë Veliaj dhe Rama, për të kuptuar se institucioni që mbahet me taksat tona, institucioni që paraqet qytetarët e Tiranës po përdoret dhe keqpërdoret për pastrimin e parave të pista të mafias italiane.

Erjon Veliaj është i njohur tashmë që punon për një grusht njerëzish, punon për oligarkët e ndërtimit, akuzohet për kullëzimin e Tiranës dhe lidhjen me paratë e pista të drogës. Kësaj rradhe vjen nga Prokuroria italiane. Është një akuzë e rëndë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo është një akuzë që nuk do ta lëmë pa ndjekur.

SPAK ka detyrimin që ta vazhdojë, Erjon Veliaj ka detyrimin t’ju përgjigjet shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, sesi e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY