FOTO/”Vlorën e gjeta si asnjëherë më parë”, Basha: Me biznese të mbyllura,...

FOTO/”Vlorën e gjeta si asnjëherë më parë”, Basha: Me biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe pa punë

52
0
Shares

Kryedemokrati Basha e ka gjetur Vloren si asnjehere me pare. Ne nje takim qe ai ka zhvilluar se fundmi ne qytetin bregdetar, Basha thote kishte lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.

Basha tregon se u takua me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

“Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura”,-shprehet kryedemokrati.

Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT, thote kryedemokrati.

Ai dhe Partia Demokratike premtojne tiu japin shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY