Raste me koronavirus në Fier dhe Gjirokastër, u infektuan nga QSUT

Raste me koronavirus në Fier dhe Gjirokastër, u infektuan nga QSUT

114
0
Shares

Konfirmohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në qytetin e Gjirokastrës, ku ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një 48-vjeçar nga lagjja “Zinxhira”.

Mësohet se 48-vjeçari ka qenë i shtruar prej dy javësh në QSUT, te Reparti i Hematologjisë, dhe më pas është nxjerrë nga spitali dhe është kthyer në Gjirokastër. Por, siç raporton gazetarja Metaj, 48-vjeçari e ka marrë virusin në QSUT.

Së fundi, ka rezultuar pozitive një 70-vjeçare nga Fieri.e moshuara ka qenë e shtruar dy ditë në QSUT, ku ka marrë shërbimin e kimioterapisë. Pas trajtimit në QSUT, ajo është kthyer në shtëpinë e saj, në Dukas Çoban, në Patos.

70-vjeçarja jeton me tetë familjarë të tjerë, të cilëve po iu merret tamponi.

/DRONIi.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY