Po kalonte 18 klandestinë nga Kavaja në Itali, kapet skafisti nga Vlora

Po kalonte 18 klandestinë nga Kavaja në Itali, kapet skafisti nga Vlora

86
0
Shares

Policia ka arrestuar sot një 45 vjeçar nga Vlora, i cili dyshohet se tentoi të trafikonte me skaf nga Kavaja për në Itali 18 klandestinë nga vendet e lindjes.

Për arsye ende të paqarta skafi nuk ka mbërritur në Itali. Ndersa Policia e Vlorës ka bërë kapjen e këtij shtetasi në lagjen “15 Tetori” Vlorë,  pasi ndaj 45 vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY