Basha dhe opozita takim me Metën, zbardhet çështja kryesore e diskutimit

Basha dhe opozita takim me Metën, zbardhet çështja kryesore e diskutimit

51
0
Shares

Takimi i Presidentit Të Republikës, Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët opozitarë ka përfunduar.

Pas takimit reagoi kreu i opozitës, Lulzim Basha me nje postim ne rrjetet sociale. Takimi zgjati me shume se nje ore.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.

“Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do shpëtojnë kur të bashkuar kundër së keqes do t’ju drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” shkruan Basha.

Sipas njoftimit te bere nga Presidenca, pas mbylljes se takimit, mesohet se “Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19”.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

“Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”- thuhet ne njoftimin e Presidences.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY