‘Nuk do ketë kufinj të hapur për një kohë të gjatë’, praktika...

‘Nuk do ketë kufinj të hapur për një kohë të gjatë’, praktika e Zelandës së Re pas hapjes

108
0
Shares

Zelanda e Re u bë një nga të pakëtat vende që shpallën fitoren ndaj koronavirusit.

Por kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern tha se nuk do të ketë kufij të hapur me pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë.

Zonja Ardern ishte duke folur pasi mori pjesë në mbledhjen e kabinetit të Australisë përmes lidhjes video. Megjithatë ajo foli për një ‘flluskë trans-Tasmane’ që nënkupton se njerëzit mund të lëvizin mes Australisë dhe Zelandës së Re pa karantinë.

Në këto kushte, disa vende kanë nisur të flasin për ‘flluskat’ e tyre, si në rastin e Zelandës së Re dhe Australisë.

Gjermanët dhe austriakët për shembull mund të kenë liri kufitare pa vendosje karantine. Të tjera vende flasin për korridore të vendosura për të lëvizur vetëm të huajt.

Të martën, Zelanda e Re nuk raportoi asnjë rast të ri për ditën e dytë me radhë. Ka pasur më pak se 1.500 raste të konfirmuara në total, dhe vetëm 20 vdekje. Javën e kaluar ajo lehtësoi bllokimin e saj nga Niveli 4 në Nivelin 3.

Australia – e cila ka një popullsi prej rreth 25 milion, pesë herë më shumë se Zelanda e Re – ka pasur pothuajse 7,000 raste dhe 96 vdekje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY