Tre infermierë të QSUT pezullohen nga puna se u kapën duke ngrënë...

Tre infermierë të QSUT pezullohen nga puna se u kapën duke ngrënë molto

296
0
Shares

Shoqata e Infermierëve ka reaguar pas vendimit për të pezulluar tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë deri në muajin korrik, pasi u kapën duke ngrenë kroasantë gjatë orarit të punës.

Sipas shoqatës, në asnjë vend të botës nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit. Shoqata e Infermierëve kujton se ky vendim është turp, për më tepër që në vend nuk zbatohet asnjë protokoll pune për Infermieret as orari i pushimit, as orët shtesë, as ditët e festave apo fundjavat.

Reagimi i plotë:

Reagim publik për masën e marrë ndaj tre Infermierëve të shërbimit të Neurokirurgjikë:

Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.

A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese, as ditet e festav apo fundjavat.

E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret. Po në cilin vend të botës eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.

Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY