34 të infektuar në Shqipëri, kush janë rastet e reja në Kurbin,...

34 të infektuar në Shqipëri, kush janë rastet e reja në Kurbin, Lushnjë dhe Berat

250
0
Shares

Përveç Tiranes dhe Krujes, ku u shenuan rastet me te shumta te dites se sotme, ne Shqiperi u rikthyen rastet ne Kurbin dhe Berat.

Mesohet se rasti i ri i shënuar me koronavirus sot në Berat është një 16-vjeçare në fshatin Kostren. Vajza ka rezultuar pozitive pas testit që i është bërë. Ende nuk dihet si është infektuar. 16 vjecarja ka pasur temperaturë dhe kollë, ndërsa tani është izoluar në banesën e saj duke pasur kujdesin e mjekeve.

Dy rastet e reja me COVID që janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kurbin janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm. Infeksioni në këtë qytet u përhap si pasojë e fasonerisë së Krujës, që ishte vatra që e përhapi në Kurbin.

Rasti i ri i konfirmuar me COVID në Lushnje është një 60-vjeçare nga lagja “18 Tetori”. Nuk ka historik udhëtimi jashtë shtetit, ndërsa është transportuar mbrëmë nga Lushnja drejt Tiranes me simptoma që kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparëshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY