Dhunohen vajzat në mes të ditës, shpallet në kërkim ish-i dënuari për...

Dhunohen vajzat në mes të ditës, shpallet në kërkim ish-i dënuari për vrasje, zbardhet dhe dëshmia e viktimave

169
0
Shares

Elidon Kotorri, person me precedentë të mëparshëm penalë është shpallur në kërkim për veprat penale plagosje dhe kanosje.

Sipas informacioneve nga mediat, tre persona përfshi Elidon Kotorrin i kanë qëlluar me grushta disa vajza, te cilat kanë kryesisht shembje.

Vajzat me inicialin e parë O. dhe D. kanë dëshmuar për policinë se sapo kishin dalë nga puna në një market kur një makinë iu është afruar dhe tre djem që ndodheshin në të i kanë ngacmuar dhe iu kanë kërkuar të shkojnë me të. Fillimisht vajzat nuk kanë folur por pasi makina ka vijuar t’i ndjekë, iu kanë kërkuar tre autorëve të dyshuar t’i lënë rehat.

Sipas deshmise per BW, vajzat kane rrefyer konkretisht: “Pasi i refuzuam, kaluan para nesh dhe ndaluan 50 metër më poshtë. Fikën makinën dhe pritën. Kur u afruam nisën të ofendonin e fyenin ‘çfarë ju duket vetja shumë të bukura që na refuzoni’ dhe na kanë rrahur e qëlluar. Na kërcënuan. Më pas na kanë lënë aty e kanë ikur. Njoftuam vetë policinë dhe ambulancën”.

Kotorri sot 45 vjeç është dënuar më parë për vrasje dhe plagosje. Në ‘98 ka vrarë Andi Hasanin, Sokol Agushin dhe Gazment Zenelin, ndërsa ka plagosur Gregor Stefanin. Ngjarja ndodhi për hakmarrje për vrasjen e shokut të tij Elidon Zaimi. Ai u dënua me burgim të përjetshëm e më pas me 25 vjet, nga të cilat bëri vetëm 19 sepse me gjithë kohën e paraburgimit i llogaritet 25.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY