Kapet sasi e madhe droge në Shkodër, 4 të arrestuar, policia jep...

Kapet sasi e madhe droge në Shkodër, 4 të arrestuar, policia jep detajet

272
0
Shares

Një operacion i fundit eshte finalizuar ne Shkoder, duke sjelle sekuestrimin e nje sasie droge.

Policia njofton per prangosjen e dy 3 shtetasve, pasi u kapen duke transportuar lende narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, policia thote se i riu tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur kontrollin e mjetit, por vihet në pranga, së bashku me bashkëpunëtorin që ishte pasagjer në mjet.

Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

“Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit“,-njofton policia.

Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambinentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.

Në vijim të veprimeve nga shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.

Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,
R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe
A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY