Kryeministrit anglez i nevojitet shumë oksigjen, Trump pritet të dërgojë ilaçin eksperimental...

Kryeministrit anglez i nevojitet shumë oksigjen, Trump pritet të dërgojë ilaçin eksperimental për të

75
0
Shares

Prej më shumë se dhjetë ditësh kreu i qeverisë britanike vazhdon të ketë simptoma dhe së fundmi gjendja e tij u përkeqësua. Johnson ndodhet ende në kujdesin intensive pasi i nevojiteshin katër litra oksigjen ndërsa frymëmarrja iu përkeqësua në vetëm disa orë.

Lajmin e ka konfirmuar kabineti qeveritar britanik. Sipas zëvendësuesit të tij, ministri i kabinetit Michael Gove, Johnson “është ende duke luftuar me koronavirusin në kujdesin intensiv” dhe se “po merr kujdesin më të mirë”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai do të ndihmojë në shërimin e Johnson. Trump shtoi se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore në vend që “të kontaktojnë menjëherë me Londrën”, ndërsa se fundmi eshte mesuar se do te dergoje nje ilaç eksperimental për ta trajtuar kryeministrin britanik.

Trump u shpreh:

Do të shohim nëse mund të jemi në gjendje ta ndihmojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Boris-it dhe do të shohim se ç’mund të bëhet.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY