Komisioni i Ligjeve vijon punën, rrëzon dy dekretet e shumëdiskutuara të presidentit...

Komisioni i Ligjeve vijon punën, rrëzon dy dekretet e shumëdiskutuara të presidentit Meta

36
0
Shares

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit Meta për ligjin për pronat.

Sipas Presidentit Meta, ligji për pronat cenon parimin e sigurisë juridike dhe bie ndesh me depozitat kushtetuese.

Meta ktheu ligjin për pronat me arsyetimin se rrezikon të krijojë tension kushtetues dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dhe dekretin e presidetit Ilir Meta për aktin normativ të njohur si anti-KÇK.

Meta vendosi të dekretonte rikthimin e tij me shqyrtim me pretendimin se janë 7 shkelje të aktit normativ. Sipas Metës ky akt normativ shkel parimin e ndarjes dhe balacimit të pushteteve dhe të drejtat kushtetuese.

Duket se mazhoranca eshte e vendosur per te rrezuar dekretet dhe ligjet, por sakaq pezullohet puna ne gjykata dhe ne sistemin e drejtesise per dy jave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY