Ironia e Ramës me PD, reagon Basha: Sulmet kundër opozitës nuk t’i...

Ironia e Ramës me PD, reagon Basha: Sulmet kundër opozitës nuk t’i fshehin dot dështimet

37
0
Shares

I menjehershem ka qene reagimi i liderit te opozites, Lulzim Basha, pas ironise se kryeministrit Edi Rama me kerkesen qe PD ka parashtruar prej ditesh per testim masiv.

Basha i eshte pergjigjur duke i rikujtuar detyren që qeveria ka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ndërsa sulmet ndaj opozitës nuk e fshehin dot nga dështimet.

Deklarate e Kryetarit te PD, Lulzim Basha

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY