Guxoi të raportonte mbi gjendjen e spitalit ku trajtohen të sëmurët me...

Guxoi të raportonte mbi gjendjen e spitalit ku trajtohen të sëmurët me COVID-19, autoritetet arrestojnë gazetaren

107
0
Shares

Gazetarja e portalit Nova.rs, Ana Lalic, është arrestuar të mërkurën nga policia nën akuzën e përhapjes së panikut. Lalic raportoi kushtet skandaloze në spitalin e Vojvodinës, ku po trajtohen edhe të infektuarit me COVID-19.

Edhe pse u la e lirë të enjten në mëngjes, kallëzim penal ndaj gazetares do të vazhdojë dhe asaj i janë sekuestruar telefoni me laptopin.

Ana Lalic publikoi një artikull ku rrëfeheshin të gjitha problematikat me të cilat përballet stafi mjekësor.

Kjo situatë, raportonte gazetarja, ka krijuar edhe revoltë te disa mjekë që kanë refuzuar të shkojnë pranë pacientëve pasi nuk kishin maska, doreza dhe masa të tjera mbrojtëse.

Spitali i Vojvodinës i mohoi dëshmitë e gazetares dhe ndaj saj është bërë kallëzim penal.

Por shoqatat e gazetarëve në Serbi kanë denoncuar veprimet e autoriteteve dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetares.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY