Shiste drogë në kohë karantine, arrestohet i riu në Vlorë

Shiste drogë në kohë karantine, arrestohet i riu në Vlorë

35
0
Shares

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së kokainës, duke arrestuar një 32-vjecar.

Edhe pse Shqipëria është në kohë karantinimi për shkak të koronavirusit, i riu nuk është penguar për të zhvilluar aktivitetin e tij.

Policia në një njoftim thotë se shtetasi M.B., u arrestua pasi u kap teksa shpërndante lëndë narkotike.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkoitke, specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehura 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY