U arrestua për përndjekje ndaj ish-gruas, gjykata jep masën e sigurisë për...

U arrestua për përndjekje ndaj ish-gruas, gjykata jep masën e sigurisë për ish-futbollistin e Kombëtares

86
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare Klodian Duro, i cili ishte arrestuar tre ditë më parë pasi kishte thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes duke shkuar në banesën e saj.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Duros. Ndërkohë avokati i tij tha në seancë se Duro ka vajtur në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën.

“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, ka thënë avokati Erjon Kullolli.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY