“Nuk e kuptoj se ç’vend ka për vetlavdërim”, Ish-ministri-Ramës: Kemi patur thjesht...

“Nuk e kuptoj se ç’vend ka për vetlavdërim”, Ish-ministri-Ramës: Kemi patur thjesht lesht! Ke shumë llogari për të dhënë!

111
0
Shares

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi me plot mburrje, se numri i paket i rasteve me koronavirus ne Shqiperi, eshte per shkak te aftesise se tij per te menaxhuar situaten, dhe per shkak te masave kufiziuese qe ka marre.

Por, ish-ministri  Ylli Manjani, i kujton atij pjesën tjetër të boshllekut nga qeveria, faktin qe masat u moren me vone, qe kishte mungese te mjeteve mbrojtesve, te faktit qe autoambulancat erdhen pas disa javesh dhe faktit qe qeveria nuk ishte kujdesur per maskat.

Ai shkruan se fundmi ne rrjetet sociale, se nuk mund te vetlavderohesh, kur ka shume llogari per te dhene.

POSTIMI I PLOTE 

Sa për saktësim:

1. Shifrat e pandemisë tek ne nuk mund të krahasohen në vlerë absolute me shtete me nga 60, 80, 100 milionë a më shumë banorë!

2. Nuk mund të krahasohen as për nga numri i të testuarve, sepse është pa asnjë dyshim më i ulëti këtu tek ne.

3. Në kushtet e testimit të ulët, edhe gjyrmimi mbetet i diskutueshem. Askush se di nëse jeton apo me virusin në trupin apo familjen e tij/saj.

4. Trendi fataliteteve në përqindje, për numrin e të testuarve dhe numrin e të infektuarve mbetet shumë i lartë.

Ndaj nuk e kuptoj se ç’vend ka për vetlavdërim!!! Natyrisht e presim që Bosi të vetlavdërohet, asnjë surprizë. Por ka shuuumë llogari për të dhënë. Shumë!

Për vonesën në karantinim; për gjendjen e mjerë spitalore; për maskat e skaduara; për autoambulancat që si kishim; për mungesën totale të koordinimit; etj etj etj… Vetëm para 2 javësh tha që i kemi të gjitha!

Por paskemi patur thjesht lesht!Por do kalojë ky virus… Dakord jam me ata që thonë “të kalojë kjo situatë”.Por është ai që në këtë situatë vetlavdërohet pse “nuk po bëhen mal të vdekurit !!!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY