“Nuk na i latë 100 ditë”, Kurti del para Kuvendit: Asnjë marrëveshje...

“Nuk na i latë 100 ditë”, Kurti del para Kuvendit: Asnjë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër

110
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar personalisht në Kuvend, aty ku po mbahet seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës, mocionin e mosbesimit për qeverinë e tij që e ka iniciuar partneri i koalicionit LDK-ja.

Ai ka mbajtur një fjalë ku ka numëruar të gjitha arritjet e qeverisë së tij të cilën siç tha ai nuk e lanë të bënte as 100 ditë.

Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shko në shtëpi të bardhë me bo marrëveshje pse se bëri. Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të gjelbër as të kuqe. Motori është si të largohet kjo. Unë jam i bindur e marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin su morëm vesh dy orë e takova, ai ma përsëri tri herë, heqë kryeministrin taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha ai.

Tashmë seanca në Kuvend ka nisur dhe grupet parlamentare të LDK, PDK, NIsma dhe AAK janë shpërhur pro mocionit.

Kujtojmë se ky vendim i LDK-së ka ardhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY