Ish-deputetja nxjerr shifrat: Po testohen pak të dyshuar, nuk respektohet kërkesa e...

Ish-deputetja nxjerr shifrat: Po testohen pak të dyshuar, nuk respektohet kërkesa e OBSH

42
0
Shares

Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar serish ne rrjetet sociale, duke riktheksuar thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësise (OBSH) Qeveritë të testojnë sa më shumë persona të dyshuar.

Duke zbuluar numrin e testeve te kryera ne vend, Vokshi thote se qeveria nuk po i zbaton kerkesat e OBSH dhe ne kete menyre nuk po punohet per ndalimin e perhapjes se koronavirusit.

POSTIMI I VOKSHIT

#testoni
#gjurmoni
#trajtoni
#izoloni

OBSH thotë se kjo është mënyra e vetme për të ulur trendin e frikshëm të përhapjes së virusit COVID 19 në vende të ndryshme të botës. Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e OBSH.

Cila është situata në Shqipëri?Javën e fundit rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm por jo numri i testeve.

E enjte: 32 teste, 5 raste
E premte: 35 teste, 6 raste
E shtunë: 46 teste, 6 raste
E diel: 33 teste, 13 raste
E hënë: 45 teste, 15 raste
E martë: 74 teste, 19 raste
E mërkurë: 111 teste, 23 raste

Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit. Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë.

Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë virusit tinzar dhe agresiv.

Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH:

#test
#trace
#treat
#Isolate

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY